Flet autori i golit Zeneli: Fituam një pikë shumë të rëndësishme
Realizatori i golit të Kosovës, Arbër Zeneli ka folur pas barazimit 1:1 ndaj Bullgarisë.
Ai ka thënë se në pjesën e parë Kosova nuk ishte në nivel dhe kjo ndikoi në pësimin e golit.
”Bulllgaria s’na ka dhënë mundësi me lujt. Na kanë blloku. Në pjesën e parë nuk kemi qenë fare të fokusun. Jemi të zhgënjyer, por kemi fituar një pikë shumë të rëndësishme”.
”I patëm do shanse të mira me dhanë gol, por nuk i shfrytëzuam”, përfundoi Arbër Zeneli. /Periskopi/



