Kosova e dominoi totalisht Bullgarinë, këto janë faktet (FOTO)
Kosova me pak fat mund të arrinte fitore ndaj Bullgarisë, pasi ndeshja u mbyll me barazim 1:1.
Kjo pasi ekipi i Bernard Challandes huqi shumë raste, me protagonist kryesor Milot Rashicën, i cili sot nuk ishte në natën e tij më të mirë.
Kosova e dominoi tërësisht kundërshtarin. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat pas ndeshjes, të cilat flasin në favorin tonë.
‘Dardanëve’ sonte i mungoi efikasiteti, pasi shumë lehtë mund të merrnin tre pikë nga kjo ndeshje. /Periskopi/





