Basketbollisti 18 vjeçar me shifra magjike, thyen rekord në basketbollin kosovar
Rilind Krasniqi është vetëm 18 vjeçar dhe vjen me rekord të ri në Super Ligë duke realizuar 2 shifror të 4 fisht.
KB Borea pësoi humbje nga KB Prishtina në kuadër të SuperLigës, por përformanca e 18 vjeçarit nga Suhareka, Rilind Krasniqi, nuk bën të kalohet pa u vërejtur.
Në ndeshjen e sotme të Z Mobile Prishtina kundër KB Borea, Krasniqi shkëlqeu në debutimin e tij duke shënuar 24 pikë, 18 kërcime, 10 asistime, dhe 10 topa të vjedhur.
Me 24 pikë të shënuara në ndeshje të SuperLigës, lojtari në fjalë ka shënuar rekord të ri në SuperLigë.
Krasniqi, ishte i saktë 100% në tentimet e tij, duke shënuar 24 pikë, e 10 asistime për KB Prishtinën.




