Alarmohet Werderi: Klubet e mëdha po interesohen për shërbimet e ‘Raketës’

Alarmohet Werderi: Klubet e mëdha po interesohen për shërbimet e ‘Raketës’

Milot Rashica është duke u monitoruar nga shumë klube të njohura evropiane dhe në verë ndoshta mund të ndodhë që ylli kosovar të kalojë te ndonjë skuadër e madhe

Milot Rashica po kalon një formë fantastike te Werderi dhe është shndërruar në njërin nga lojtarët kyç të skuadrës, shkruan Periskopi.

Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann ka bërë të ditur se për 22 vjeçarin nga Vushtrria po interesohen shumë klube.

“Natyrisht, ka interesime nga klube tjera”, thotë Frank Baumann në pyetjen e “DeichStube” për të ardhmene Rashicës.

“Kjo është gjë e bukur. Preferoj që top-klubet të interesohen për lojtarët tanë dhe jo që ata të mos interesohen për atë që po ndodhë këtu.

“Unë nuk i jam i shqetësuar që Miloti mund të ndryshojë ambient në verë.

“Ka interesime, por jo oferta konkrete dhe Werder Bremen ka plane me Milotin për sezonin e ardhshëm” përfundoi Baumann.

Edhe vetë Miloti është i kënaqur te Werderi, klub me të cilin ka kontratë deri më 2022.

“Kontrata ime është e gjatë. Ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Ndihem sikur të jem në shtëpi në Bremen”

Ndryshe, ëndrra e Rashicës është që një ditë të luajë në Premier Ligë. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: