Ylli, Rahovecit: ”Ti ndreq me vjet, unë për një ditë ta prishi”

Ylli, Rahovecit: ”Ti ndreq me vjet, unë për një ditë ta prishi”

KB Ylli e ka mposhtur 62-61 KB Rahovecin në një super ndeshje të zhvilluar në palestrën ‘Mizahir Isma’, e cila pas shumë vite ndërtimi u finalizua në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, derisa një nga gjërat që i mungoi këtij takimi fantastik ishte efikasiteti, i cili ishte problem për të dyja skuadrat, çka e tregojnë edhe pikët e shënuara.

Në fund, pavarësisht epërsisë së Rahovecit, basketbollistët e Yllit arritën të bënin një rikthim sensacional dhe të fitojnë me një pikë dallim.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Fredrik Boayd Richardson, i cili kontribuoi me 23 pikë, 15 kërcime dhe 1 asist për ‘Vreshtarët’.

Te Ylli më i dalluari ishte qendra e re Bumbale Osby, i cili realizoi 17 pikë, 9 kërcime dhe 1 asist. Ndërsa pikë dyshifrore shënoi edhe Alban Veseli me 11 sosh.

Me këtë fitore, ekipi nga Suhareka blindon vendin e dytë me 41 pikë, dy më shumë se Rahoveci që mban pozitën e tretë. /Periskopi/
Image result for KB GOLDEN EAGLE  YllI

Shpërndaje në: