Shqiponja në mesin e shumë yjeve të ‘Qytetarëve’

Shqiponja në mesin e shumë yjeve të ‘Qytetarëve’

Arijanet Muric është rikthyer te Manchester City pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e Kosovës

Aro Muric u paraqit për Kosovën në dy ndeshjet e muajit mars që Kombëtarja i zhvilloi me Danimarëkn[2-2] dhe Bullgarinë[1-1], raporton Periskopi.

Portieri 20 vjeçar tani është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Pep Guardiolas, Manchester Cityn.

Klubi anglez me anë të një postimi ka mirëpritur lojtarët që u kthyen pas ndeshjeve me Kombëtaret.

Në një foto të publikuar nga faqja zyrtare e ‘Qytetarëve’, Aro Muric shihet së bashku me yjet e Cityt, Agueron, Kompanyn, Silvan dhe të tjerë. Ai nuk nguroi që ta bënte shqiponjën me duar. /Periskopi/

Shpërndaje në: