Majlinda Kelmendi: Kjo çka po ndodhë është për me u çudit, Kosova e ka veç një kampione Olimpike

Majlinda Kelmendi: Kjo çka po ndodhë është për me u çudit, Kosova e ka veç një kampione Olimpike

Majlinda Kelmendi, kampionia Olimpike, është shumë e zhgënjyer pasi ka mbetur vetëm me një sponzor

Xhudistja më e mirë në botë dhe pa asnjë dyshim sportistja më e mirë e të gjitha kohërave në Kosovë është shumë e zhgënjyer me tretmanin që po i bëhet asaj, raporton Periskopi.

Majlinda ka bërë të ditur se ka mbetur vetëm me një sponzor.

Ajo nuk mund ta besoj as vetë këtë gjë që po i ndodhë pasi më 2016 para se të fitonte medaljen Olimpike ajo kishte tre sponzorë.

“Unë jam ba kampione Olimpike edhe prej vitit 2016 nuk ka ardhë asnjë sponzor i ri për mu, ka qenë e kundërta, i kam pas tre sponzor, sot e kam veç njo, kjo është për me u çudit, nuk e di as vet pse ndodh kjo, nuk është se Kosova i ka 200 kampionë olimpik, e ka veç njo,” ka thënë Kelmendi.

Kujtomë që Majlinda në total ia ka sjellur Kosovës rreth 40 medalje, prej tyre 27 të arta, derisa sot vuan për mungesën e sponzorëve /PERISKOPI/

Shpërndaje në: