Klopp flet për lëndimin e Shaqirit, tregon nëse ai është i gatshëm për Tottenhamin
Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje të plota me Liverpoolin dhe këtë e ka konfirmuar Jurgen Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes me Tottenhamin
Liverpooli këtë të dielë do të takohet me Tottenhamin në Anfield dhe Xherdan Shaqiri pritet që të jetë i përfshirë për këtë përballje, shkruan Periskopi.
Jurgen Klopp në konferencën e fundit për shtyp foli për gjendjen e Xherdan Shaiqirt, Alexander Arnold dhe Joe Gomez.
“Ne do të shohim se si do të reagojnë ata,” ka thënë Klopp.
“Joe është kthyer pas 15 javësh. Çfarë kohe e gjatë, por ai dukej mirë. Ata[Gomez, Shaqiri, Arnold] duhet të jenë mirë dhe do të stërviten përsëri me skuadrën sot,”. përfundoi trajneri gjerman.
Kujtojmë që ylli nga Zhegra nuk po aktivizohet së fundi nga Jurgen Klopp, por krejt kjo ka ndodhur pasi ai kishte shqetësime me një lëndim në ijë. /PERISKOPI/



