Nora Gjakova fiton medalje të artë, mposht xhudisten braziliane në Grand Prix
Nora Gjakova ka qenë e pandalshme në Grand Prix Tbilisi që është zhvilluar sot në Gjeorgji.
Në kategorinë -57 kilogramë ajo ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë.
Në finale ajo e mposhti xhudisten braziliane, Rafaela Silva.



