Sulmuesi i Kombëtares nuk i fal gabimet, shënon super gol (VIDEO)
Bekim Balaj ka gjetur golin në kampionatin rus. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka barazuar në minutën e 9-të takimin mes Akhmat Grozny dhe Spartak Moskës.
Pas një gabimi të mesfushorëve të skuadrës mike, shkodrani ka marrë një top dhe ka goditur fort menjëherë në portë.
Takimi aktualisht vazhdon të luhet dhe është vetëm fillimi i lojës. Ky ishte goli i dytë i Balajt pas 21 javëve.



