Koreografia magjike e tifozëve të Dortmund (FOTO)

Koreografia magjike e tifozëve të Dortmund (FOTO)

Borussia Dortmund është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Wolfsburg, e vlefshme për javën e 27-të të Bundesligës. 

‘Verdhezinjët’ kanë pikë të barabarta me Bayern dhe janë duke luftuar për ta sjell titullin në Dortmund.

Ekipi gjerman njihet për mbështetjen e madhe dhe të zjarrtë nga tifozët e vet, sidomos në ndeshjet kur luhen në ‘Sigal Iduna Park’, shkruan Periskopi.

Tifozët e Dortmund sot shpalosën një koreografi tejet interesante para fillimit të ndeshjes me Wolfsburg.

“Kur isha fëmijë, vija me babain tim… më përpara, babai im vinte me babain e tij”, shkruhej në koreografinë e tyre, duke aluduar në besnikërinë e tyre ndaj ekipit.

Pas pjesës së parë, rezultati është i barabartë pa gola. /Periskopi/


Shpërndaje në: