Rashica asiston, shoku i tij i ngushtë shënon (VIDEO)

Rashica asiston, shoku i tij i ngushtë shënon (VIDEO)

Werder Bremen e ka gjetur edhe golin e tretë ndaj Mainz.

Ishte sërish Milot Rashica që mori pjesë në aksionin e golit, teksa u tregua altruist dhe pasoi te shoku i skuadrës për të shënuar për rezultatin 3-1.

Megjithatë, e veçanta e këtij goli mbetet super kalimi i yllit kosovar ndaj mbrojtësit të Mainz përpara se të asistonte te Max Kruse, që shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Rashica dhe kapiteni Kruse janë ndër dyshet më të dalluara këtë sezon në kampionatin gjerman, për shkak të kombinimeve të shpeshta mes tyre me gola e asiste.

Për 22-vjeçarin ky ishte asisti i dytë këtë sezon në Bundesligë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: