Juventus – Empoli, ‘Bardhezinjët’ kërkojnë fitoren pa Ronaldon

Juventus – Empoli, ‘Bardhezinjët’ kërkojnë fitoren pa Ronaldon

Juventusi sot do ta ketë përballë Empolin, në kuadër të javës së 29-të në Serie A. 

‘Bardhezinjët’ janë lider të padiskutueshëm në kampionatin italian, ndërsa kanë mbetur edhe vetëm pak ndeshje para se kjo të konfirmohet edhe matematikisht.

Ndërsa lojtari kryesor i ekipit të Allegrit, Cristiano Ronaldo nuk do paraqitet fare këtë ndeshje, pas dëmtimit që e pësoi me Portugalinë.

Përveç Empolit, 34-vjeçari pritet të mungojë edhe ndaj Cagliarit e Milanit.

Ndeshja starton nga ora 18:00. /Periskopi/

Image may contain: 1 person, text

Shpërndaje në: