Werder Bremen: Faleminderit Milot për këtë ndeshje të madhe!

Werder Bremen: Faleminderit Milot për këtë ndeshje të madhe!

Werder Bremen arriti fitore të rëndësishme ndaj Mainz me rezultat 3-1. 

Në këtë fitore padyshim kontribuesi më i madh ishte Milot Rashica, që shënoi një gol dhe një asist.

Ylli kosovar në anën tjetër theu rekord, duke shënuar në tre ndeshje rradhazi në Bundesligë[ndaj Schalkes, Leverkusen dhe Mainz], shkruan Periskopi.

Për këtë paraqitje, Werder Bremen e ka falenderuar Milot Rashicën në faqen zyrtare në Twitter.

”Faleminderit dhe komplimente të mëdha për ty Milot!”, shkroi faqja e ekipit gjerman. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: