United fiton ‘me zor’ ndaj Watford (VIDEO)
Manchester United ka shënuar fitore ndaj Watford me rezultat 2-1.
‘Djajtë e Kuq’ nuk ishin në formën e tyre më të mirë, por megjithatë në fund shënuan fitore tejet të rëndësishme.
Fillimisht, Marcus Rashford (28′) shënoi për epërsinë e vendasve pas një pasimi fantastik të Luke Shaw. Për anglezin ky ishte sezoni i parë në karrierë që shënon 10 gola në Premier Liga.
We’re having to dig deep with 20 minutes to go in #MUNWAT. #MUFC pic.twitter.com/J0ES64AWS7
— Manchester United (@ManUtd) March 30, 2019
Për rezultatin 2-0 shënoi Anthony Martial, 18 minuta pa përfunduar ndeshja.
Deri në fund, Watford ngushtoi epërsinë për 2-1 nëpërmjet Doucoure (89′).
Pas kësaj fitoreje, United gjendet në vendin e katërt me 61 pikë, ndërsa mysafirët pozicionohen në vendin e 9 me 43 pikë.
Ndeshja e ardhshme e ekipit të Solksjaer do të jetë ajo ndaj Wolves. /Periskopi/



