Malazezët i vodhën flamurin tifozit anglez, por ajo çka ndodhi më pas është shokuese
Fansat e Malit të Zi njihen si ndër fansat më të zjarrtë të Evropës, por në të njejtën kohë edhe si fansat më huliganë.
Mali i Zi dhe Anglia u takuan para një jave në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 të cilën Anglia e fitoi me rezultat të thelle 1-5.
Disa tifozë malazezë rrëmbyen disa flamuj të tifozëve anglezë. por një prej tyre kishte rastisur të ishte më i veçantë.
“Lewis 2002-2006” ishte flamuri i një tifozi, i cili e kishte bërë flamurin në kujtim të djalit të tij i cili kishte vdekur vetëm 4 vite pas lindjes së tij.

Kur fansat malazez dëgjuan të vërtetën e flamurit të anglezëve, ata rikthyen flamurin tek babai i Lewisit të ndjerë.



