Golin e vitit në Superligën e Kosovës e shënon talenti i Prishtinës (VIDEO)
Prishtina ka shënuar fitore të madhe si mysafir i Ballkanit me rezultat 0-2.
Për epërsinë e ‘Bardhekaltërve’ fillimisht shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë talenti Meriton Korenica (73′), teksa e la të shtangur portiern Armend Ruxhi, shkruan Periskopi.
Fitoren e Prishtinës e vulosi sërish Korenica (87′) pas një kundërsulmi mirë të ndërtuar.
Kjo fitore nga skuadra e Mirel Josës bën që diferenca mes tyre dhe Feronikelit në vendin e parë të jetë vetëm dy pikë, 53 respektivisht 55 pikë.
Skuadra nga Drenasi luan sot si mysafir i Flamurtarit. /Periskopi/



