Reagon Kuka pas triumfit së Lorianës: Po vazhdon ëndrrën time që më mbeti në gjysmë
Loriana Kuka sot ka arritur ta fitojë medaljen e artë duke e mposhtur kubanezen Kaliema Anatomarchi në Grand Prix të Tbilisit.
Pas fitores së Lorianës ka reaguar Driton Kuka i cili nuk ka mundur të ishte më shumë krenar pasi ajo rrjedhë nga familja e ti.
“Loriana Kuka po vazhdon edhe si pjesë e familjes ëndrrën time që më mbeti në gjysmë” ka thënë ai nëpërmjet një postimi në facebook.
“Fundjavë e bukur për popullin e shtypur me shekuj. Liria e merituar për të rinjtë që i kemi” tha ai plot krenari.
Loriana ka ndjekur rrugën e Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës si vashat e arta të Kosovës.



