Chelsea i jashtëzakonshëm, përmbysë gjithçka në fund të ndeshjes (VIDEO)

Chelsea i jashtëzakonshëm, përmbysë gjithçka në fund të ndeshjes (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Cardiff me rezultat 1-2. 

‘Blutë’ ishin në disavantazh nga minuta e 46-të kur Camarasa i vendasve me një gol të bukur i dha epërsinë vendasve.

Pas golit të pësuar, Sarri reagoi me disa zëvëndësime, të cilat i dhanë frytet e veta.

Fillimisht, Cesar Azpilicueta (84′) barazoi gjithçka, ndërsa tek në fundin e ndeshjes Loftus-Cheek (90+1′) i siguroi tre pikë ‘Bluve’.

Chelsea tash tubon 60 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Cardiff gjendet në pozitën e 18-të. /Periskopi/

Shpërndaje në: