Presidenti i Romës eskalon: Këta lojtarë duhet të tregojnë se kanë k*qe
Roma u deklasua nga Napoli midis “Olimpikos” me rezultat të thellë 1-4 dhe kjo humbje ka nervozuar tej mase presidentin e klubit, James Pallotta.
Ai ka thënë se gjatë sezonit klubi është dashur të bëjë ndryshime por problemi nuk është vetëm tek trajneri, sipas tij një pjesë e madhe e fajit është tek lojtarët.
“Të gjithë e dijnë çka nuk ka shkuar mirë këtë sezon dhe kjo është arsyeja pse na u është dashur të bëjmë ndryshimë. Por koha për arsyetime ka përfunduar”, ka thënë Pallotta tejet i acaruar me situatën nëpër të cilën po kalon klubi i tij.
“Performanca ndaj Spal ishte e papranueshme dhe sot ishte edhe më keq. Këta lojtarë duhet të zgjohen dhe të tregojnë se kanë topa (k*qe)”, tha ai, duke aluduar se është koha që të zgjohen nga gjumi të gjithë dhe të punojnë fort.



