Liverpooli i madh, fiton në fund dhe vazhdon ëndrrën për titull (VIDEO)
Liverpool ka shënuar fitore tek në momentet e fundit ndaj Tottenham në Anfield.
‘Të Kuqtë’ arritën fitore 2-1 në derbin e kësaj jave ndaj Tottenham.
GOOOOOOOOOOOOOOOALLLLLLLLLLLLLLLLLLLL!!!!!!!!!!!!!!
GETTTTTTTTTT INNNNNN!!! pic.twitter.com/xeBusNgy3w
— Liverpool FC (@LFC) March 31, 2019
Vendasin e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen, kur Roberto Firmino (16′) realizoi për 1-0 pas harkimit perfekt nga e majta të Andy Robertson.
Në vazhdim ndeshja u karakterizua me shumë raste shënimi dhe tempo të shpejtë të lojës, por munguan golat.
Me të filluar pjesa e dytë, skuadra e Pochettinos e mori iniciativën e plotë për ta kërkuar golin e barazimit.
Goli për ‘Gjelat’ erdhi tek në minutën e 70-të, kur një aksion i shpejt ndërtuar rezultoi me gol nga ana e Lucas Moura.
Deri në fund, rastet më të mira i kishte skuadra mysafire, që me anë të kundërsulmeve shumë lehtë ka mundur të rrëmbejë pikët e plota.
Pikërisht rastet e humbura i kushtuan me gol Tottenhamit, të cilët pësuan në minutat e fundit të ndeshjes me anë të një autogoli nga Toby Alderweireld.
Liverpool tashmë ngjitet në vendin e parë me 79 pikë, dy më shumë se City që renditet i pari dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Tottenham vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 61 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Liverpool udhëton te Southampton, teksa Tottenham pret Crystal Palacen. /Periskopi/



