Zyrtare: Dorëhiqet trajneri i klubit kosovar

Zyrtare: Dorëhiqet trajneri i klubit kosovar

Emin Bajrami nuk është më trajner i Arbërisë.

Ai ka dhënë dorëheqje menjëherë pas ndeshjes së sotme, të cilën ekipi i tij e humbi në shtëpi nga Ramiz Sadiku.

Bajrami ka deklaruar se është koha për reflektim, duke dhënë kështu dorëheqje.

Arbëria me Bajramin në krye në pesë ndeshjet e stinorit pranveror ka katër humbje dhe vetëm një barazim.

“Pas humbjes nga Ramiz Sadiku si vendas,KF Arbria ka nevoj per ndryshime duke fillu nga un si kryetrajner.Prandaj kam vendosur qe te jap dorëheqje nga detyra e kryetrajnerit te KF Arbria.Duke i mundesu dhe duke i jap hapsin klubit qe te bej zgjidhjen tjeter,qe klubi te dal prej krizes se rezultateve.Falenderoj kryetarin Naim Stullca,drejtorin e klubit Labinot Gashin, drejtorin sportiv Bashkim Uka,sekretarin Enver Llugiqin,Mehdi Bahtirin,Bashkpuntort e mi Nusret llugiqin,Xhelil Gashin dhe te gjith futbollistet per punen diciplinen angazhimin dhe respektin qe kan tregu ndaj meje.Faleminderit Dobraj per mikpritjen.Me Respekt E.B”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Arbëria në Ligën e Parë renditet në pozitën e nëntë, me 26 pikë pas 21 ndeshjeve.

Shpërndaje në: