Zyrtare: Pas djalit, Zidane e fut edhe gruan në Real Madrid, në vend të Marcelos
Dje Zinedine Zidane ishte në qendër të opinionit futbolldashës në Kosovë pasi e futi në portë të birin, Luca Zidane, duke pasur dy portierë të klasit botëror në dispozicion.
Publiku kosovar është traumatizuar së fundi me lajmet e njëpasnjëshme të nepotizmit nëpër institucione publike, dhe shumkujt i ka shkuar në mendje se motivi i Zidane për një vendim të tillë ka qenë po ashtu i natyrës nepotiste.

Por siç bëhet e ditur, Zidane nuk e ka lënë me kaq. Në vend të Marcelos në krahun e majtë të mbrojtjes, ai ka vendosur ta fus Veronique Zidane-in, duke qenë se edhe mbrojtësi Reguilon nuk ka qenë aq i sigurt.
Natyrisht, sot është dita e 1 prillit dhe të gjithë ata që do ta besonin një lajm të tillë… mosvet për ta!



