Milot ‘Raketa’ në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë
Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në ligat e mëdha evropiane me klubet e tyre.
Milot Rashica duket se e ka monopolizuar një vend në formacionin e javës të Bundesligës.
Futbollisti shqiptar i Werder Bremenit ka zënë sërish vend në 11-shen e javës pas shkëlqimit në xhiron e fundit në ligën elitare gjermane.
When you’re in this kind of form, you don’t miss those kind of chances! Superbly done by @milotrashica ?
(3′) #SVWM05 1-0 pic.twitter.com/Vl2bnBMwrR
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) March 30, 2019
Një gol dhe një super asist ishte bilanci i reprezentuesit tonë në fitoren 3:1 ndaj Mainzit, shkruan Telegrafi.
Rashica ndodhet në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në 11-she janë edhe yjet tjerë si Da Costa, Guerrero e Poulsen.
Lojtari anësor deri më tani ka pasur 28 paraqitje për bardhegjelbërtit dhe ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat.




