Flija bëhet ‘sebep’ që ylli nga Bundesliga t’i thotë ‘PO’ Kombëtares së Kosovës

Flija bëhet ‘sebep’ që ylli nga Bundesliga t’i thotë ‘PO’ Kombëtares së Kosovës

Florent Muslija është një tjetër futbollist që i ka shkelur syrin Kosovës

Anëtari i kombëtares gjermane U-21 është parë duke treguar me Fehmi Kongjelin, i cili njëherit është përfaqësues i FFK-së për Gjrmani dhe një njeri shumë i afërt me Federatën Gjermane të Futbollit DFB.

Dreka e shtruar nga Valdrin Mustafa, anëtari i Kombëtares U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, në Restaurant-in e Besim Zenelit-Besit, në Gjermani, teksa është diskutuar edhe mundësia që Muslija t’i bashkohet Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Aktualisht 20 vjeçari është pjesë e ekipit nga Bundesliga, Hanover 96, teksa ka realizuar dy gola në katër përballje.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është afro 2 milionë euro.

Muslija është paraqitur në tri ndeshje për kombëtaren e Gjermanisë U-21, teksa ka realizuar edhe një gol.

Ai ende nuk është aktivizuar në ekipin e parë të Gjermanisë, teksa do ketë mundësi ta ndërrojë për Kosovën.

E ardhmja e Kosovës duket të jetë e ndritur, pasi që yjet kosovare po marrin shkëlqimin e shumëkërkuar në futbollin evropian dhe rruga drejt kampionateve evropiane apo botërore nuk po duket tashmë vetëm se një ëndërr.

Shpërndaje në: