Trajneri i Premier Ligë i vë xhobë gruas pas komenteve në ndeshjen me Chelsean
Sharon Warnock, gruaja e Neil Warnock – trajner i Cardiff City – ka deklaruar që nuk do ta ndalte burrin e saj nëse do të shkonte e do ta godiste referin pas ndeshjes së të dielës kur skuadrës së Chelseat iu dhurua një gol, edhe pse ishte offside.
Trajneri i Cardiff City u tall duke thënë se “do ta xhobiste gruan me aq sa merr për një javë” pas komenteve të saj pas humbjes së Chelseat në fundjavë, përcjell Periskopi.
Warnock ishte tërbuar ndaj gjyqtarëve kur blutë e Londrës barazuan rezultatin me një gol qartë në offside.
Ish trajneri i Queens Park Rangers zbuloi se gruaja e tij nuk do ta ndalte nëse do të shkonte e t’i mëshonte gjyqtarit.
Ai tha: “Do ta xhobis me pagën e një jave. Nuk pendohem që e kam thënë atë gjë. Është gruaja ime që thotë çka të dojë.”
Vetë Neil Warnock rrezikon të dënohet pas komenteve të tij ndaj gjyqtarëve të dielën.
“Liga më e mirë në botë dhe ndoshta gjyqtarët më të këqij të momentit.” – kishte thënë ai.



