Barcelona i rrëmben yllin kryesor Unitedit
Manchester United është në rrezik ta humbasë Juan Matan në fund të sezonit.
Ander Herrera tashmë njoftohet se ka rënë dakord me Paris Saint-Germain, dhe United mund të humbasë një tjetër mesfushor në formë.
Mata është në bisedime për një kalim te Barcelona në verë sipas Sky Sports, përkthen Periskopi.

Spanjolli ka qenë i lirë të flasë me klubet tjera, pasi kontrata e tij të tanishme mbaron në fund të qershorit.
Dhe duket se Barcelona është në ‘pole-postition’ për të marrë shërbimet e tij. Ata janë në bisedime me 30-vjeçarin për një marrëveshje shumëvjeçare.
Klubi katalanas e sheh transferimin e tij si një biznes të madh. Një lojtar me eksperiencë, lojtar ekipor, i cili nuk kërkon të luajë rregullisht në formacionin e parë. /Periskopi/



