Progresi i Edon Zhegrovës, tani në bankën rezervë me Baselin
Baseli luan sot ndeshjen ndaj Zurichut, e vlefshme për Superligën e Zvicrës.
Pas polemikave të shumta, trajneri Koller e ka ftuar sot talentin Edon Zhegrova, i cili do ta nis ndeshjen nga stoli.
Zhegrova nuk ishte i ftuar në ndeshjen e fundit të Basel, si shkak të përformancave të tij të dobëta në stërvitje, përcjell Periskopi.
Në anën tjetër, te vendasit nga minuta e parë luan Hekuran Kryeziu bashkë me Toni Domgjonin, i cili aktualisht luan me moshat e Zvicrës.
Benjamin Kololli nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe këtë ndeshje zëvëndësohet nga Khelifi, ndërsa mbrojtësi Mirlind Kryeziu ka përfunduar në stol.
Ndeshja fillon nga ora 20:00. /Periskopi/



