Schalke – Werder Bremen, ja çfarë ka vendosur trajneri për Milot Rashicën

Schalke – Werder Bremen, ja çfarë ka vendosur trajneri për Milot Rashicën

Werder Bremen do të ketë punë të vështirë, teksa luan si mysafir i Schalke 04 në kuadër të çerekfinaleve të DFB Pokal. 

Për këtë ndeshje, Milot Rashica është titullar i padiskutueshëm.

Ylli kosovar po kalon në formë të jashtëzakonshme me ekipin gjerman, ku në 9 paraqitjet e fundit ka shënuar 7 gola, përcjell Periskopi.

Në DFB Pokal, në dy ndeshje, Rashica ka realizuar dy gola dhe kërkon ta ndihmojë ekipin e tij të prek gjysmëfinalen pas një kohe të gjatë.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 20:45, dhe luhet në ‘Veltins Arena’. /Periskopi/

Shpërndaje në: