Valencia – Real Madrid, formacionet zyrtare
Zinedine Zidane ka vendosur të luajë me Karim Benzeman, Lucas Vasquez dhe Marco Asension në vijën e sulmit në derbi kundër Valencias në La Liga.
Valencia e pret Realin në Mestalla në një ndeshje derbi të javës së 30-të, e cila nis në orën 21:30.
Zidane i ka fituar dy ndeshjet e para që prej rikthimit në stolin e Madridit dhe do të kërkojë ta vazhdojë serinë pozitive edhe ndaj Valencias edhe pse Reali nuk ka për çfarë të luajë këtë sezon.
Ndërkohë, Valencia nuk di për humbje në pesë ndeshjet fundit në ligë, në përpjekje për ta siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Valencia:

Real Madrid:




