Ndodh në Shqipëri: Presidenti i Laçit shkon në polici, sulmoi homologun e tij

Ndodh në Shqipëri: Presidenti i Laçit shkon në polici, sulmoi homologun e tij

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, raportohet të jetë shoqëruar në Polici, pas një sherri të ndodhur ditën e sotme me presidentin e Tiranës, Refik Halilin.

Siç raporton “Procesi Sportiv” në Facebook, Halili e ka denoncuar në polici Laskën për goditje, dhe më pas, policia e ka shoqëruar Laskën në ambientet e saj. Siç mësohet, presidentët e Laçit dhe Tiranës, janë konfliktuar në rrugë fill pas ndeshjes, e cila u mbyll me shifrat 2-0 në favor të klubit kurbinas ditën e sotme, dhe qëu mbyll rreth orës 16:00.

Mësohet se përplasja ka ndodhur pas përfundimit të takimit, ku presidenti i Laçit e ka ndjekur Halilin me makinë BMW, dhe pasi të dy janë ndalur, ai ka goditur Halilin. Për momentin, Laska mbahet në ambientet e komisariatit nr. 6 në Tiranë. Bashkë me Laskën janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Shpërndaje në: