Po vërtetohet dita ditës, Milot Rashica lojtari kryesor i Werder Bremenit (FOTO)
Milot Rashica ka fituar çmimin ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’, pas fitores ndaj Schalkes 0-2.
Ylli i Werder Bremen realizoi një gol përrallëror në minutën e 65-të dhe inspiroi ekipin e tij drejt gjysmëfinale së DFB Pokal, aty ku e pret njëra nga skuadrat si Bayerni, Leipzigi apo Hamburgu.
22-vjeçari luajti 88 minuta në ndeshjen e sotme, teksa u zëvëndësua nga veterani Harnik, shkruan Periskopi.

Ky ishte goli i dytë i Rashicës në Kupën e Gjermanisë, në tre paraqitje sa ka gjithsej.
Në 10 ndeshjet e fundit me Werder, Rashica ka realizuar tetë gola.
Shifra të jashtëzakonshme që tregojnë më së miri evoulimin e tij dhe përshtatjen me futbollin në Gjermani në pak muaj. /Periskopi/



