Khabib i përgjigjet McGregor: Ti je një përdhunues!
Khabib Nurmagomedov i është përgjigjur postimit ‘racist’ të Conor McGregor.
Irlandezi postoi një fotografi të Nurmagomedov dhe gruas së tij, të shoqëruar me fjalët: “Gruaja juaj është një peshqirë.”

Sidoqoftë, postimi nuk qëndroi gjatë për shumë kohë. Ai e fshiu shpejt mesazhin nga rrjetet sociale, përcjell Periskopi.
Por kampioni i peshave të lehta të UFC, i cili mburret me një fitore ndaj McGregor, i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’.
”Përdhunues, ju jeni një përdhunues. Ju jeni hipokrit i cili nuk është përgjegjës për veprimet e tij. Drejtësia do të të gjejë. Ne do ta shohim”, ka shkruar në Twitter luftëtari rus.

Kujtojmë se McGregor është i akuzuar për disa përdhunime në Britani të Madhe. /Periskopi/



