Në Shqipëri e vajtojnë Rashicën, dikush fajëson De Biasin për largimin nga Kombëtarja
Milot Rashica është futbollisti më i përfolur në Gjermani pas formës fantastike që po kalon me Werder Bremenin, derisa mediat si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri po vazhdojnë të shkruajnë për sukseset e djaloshit nga Vushtrria.
Ylli kosovar po shkëlqen me fanellën e Werder Bremenit ku mbrëmë shënoi një gol fantastik kundër Schalkes dhe kështu ndihmoi skuadrën e tij që të kualifikohet në gjysmëdinale të Kupës së Gjermanisë, raporton Periskopi.
Amazing we are in the SEMIFINALS! Step by step and always together? #MR11? pic.twitter.com/0apxwW7Tfy
— Milotrashica (@milotrashica) April 3, 2019
Mediat në Shqipëri sot kanë shkruar për të dhe madje kanë postuar një foto të Milotit me fanellën e Komëbtares së Shqipërisë dhe kanë pyetur nëse ka gabuar Gianni De Biasi me yllin nga Vushtrria.
Komentet janë të ndryshme, shumica kanë përkrahur vendimin e Milotit për ta përfaqësuar Kosovën, edhe pse ai sa herë që luanë me Dardanët në mbrojtset që ka të vendosura në këmbë në njërën anë mbanë flamurin e Shqipërisë dhe në tjetrën atë të Kosovës, transmeton Periskopi.

Kujtojmë që Miloti sa i përket karrierës me Kombëtare, ai fillimisht ishte pjesë e grupmoshave të Shqipërisë dhe në fund realizoi edhe paraqitje me skuadrën A, por pasi Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA ai vendos që t’i bashkohet Dardanëve.
Rashica në vitin 2016 ishte shumë afër që të merrte pjesë në EURO 2016 me Shqipërinë, por që në fund Gianni De Biassi e largoi atë nga lista përfundimtare.
Gianni De Biasi kishte treguar edhe arsyet pse nuk e kishte marrë me vete Rashicën në Euro 2016.
“Rashica nuk luajti asnjë ndeshje në kualifikueset e Euro 2016. Ishte zgjedhje e Rashicës që të luaj për Kosovën dhe ne nuk mund të vendosim për të. Vendimi i tij ishte zgjedhje e zemrës, që të luaj për vendlindjen e tij, ishte vendimi më i drejtë. Për atë nuk e mora në Francë”, kishte thënë De Biasi.
Ai me lot në sy ishte larguar nga kampi i Shqipërisë në prag të Kampionatit Evropian, por tani 22 vjeçari ka gjasa që të marrë pjesë në një kompeticion të tillë me Kosovën, e cila ka dy mundësi për t’u kualifikuar në EURO 2020.
Së pari me anë të kualifikimeve ku Kosova është në Grupin A me Anglinë, Bullgarinë, Çekinë dhe Malin e Zi, por nëse nga këtu nuk mund të sigurojë biletën, atëherë do të luaj në play-offin e Ligës së Kombeve ku në mars të vitit 2020 do të luan me Maqedoninë në gjysmëfinale.
Në rast të një triumfi ndaj Maqedonisë, në finale do të takohej me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi, dhe në rast të fitores këtu, atëherë Miloti me shokë do marrin pjesë në EURO 2020. /PERISKOPI/



