E pabesueshme: Futbollisti sajon rrëmbimin, bashkëlojtarët mbesin të shokuar (VIDEO)

E pabesueshme: Futbollisti sajon rrëmbimin, bashkëlojtarët mbesin të shokuar (VIDEO)

Një histori shokuese vjen nga Italia, e cila nuk është dëgjuar asnjëherë në futboll. 

Ignazio Barbagallo, një futbollist amator 55-vjeçar, i njohur për shakatë e tij, ishte duke luajtur ndeshjen e fundit për Viagrande gjatë fundjavës së kaluar dhe vendosi të largohej në një mënyrë tejet të veçantë.

Në ndeshjen si vendas ndaj Nebrodit, Barbagello bëri sikur e morën peng nga disa gangsterë që kanë ulur helikopterin në fushën e lojës, përcjell Periskopi.

Por kjo ishte e sajuar nga vet Barbagello, në mënyrë që të bënte zhurmë të madhe nga pensionimi i tij.

Fusha e Viagrande është suspenduar për një muaj, ndërsa klubi është dënuar me 200 euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: