Hendboll: Kosova përballet me Gjermaninë për Euro 2020

Hendboll: Kosova përballet me Gjermaninë për Euro 2020

Është hedhur shorti për “Euro 2020” në hendboll. Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) janë vënë përballë Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në Eliminatoret për “Euro 2020”.

Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë. Dy të parët e grupit kualifikohen për në Evropianin që mbahet në Norvegji e Danimarkë.

Shorti i kualifikimeve është tërhequr të enjten pasdite në Kopenhagë.

Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 25 e 26 shtator.

Shpërndaje në: