Lenjani ia mbyll gojën kritikëve, shënon dy gola, njëri më i bukur se tjetri (VIDEO)

Lenjani ia mbyll gojën kritikëve, shënon dy gola, njëri më i bukur se tjetri (VIDEO)

Sion është duke luajtur sfidën direkte me Thun për një vend që të çon në Europa Ligë sezonin e ardhshëm. 

Pas 45 minutëshit të parë, mysafirët e Sion janë në epërsi falë edhe Emir Lenjanit, i cili është duke dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme.

Lenjani (21′ 33′) ka shënuar dy gola për ekipin e tij, para se Sutter (42′) të ngushtonte epërsinë.

Goli i parë i yllit të Shqipërisë ishte thjesht një kryevepër, kur me një goditje të fortë e çoi topin në cepin e djathtë të portës, e pakapshme për portierin vendas.

Kujtojmë se në ndeshjet e fundit të Kombëtares së Shqipërisë, Lenjani refuzoi ftesën e vonshme të ish-trajnerit Christian Panucci, për të reaguar më pas në rrjetet sociale me një shkrim emocionues, ku ndër të tjera thuhej se deri në largimin e Panuccit ai nuk do kthehej te Kombëtarja.

Largimi i italianit nga stoli i Shqipërisë si dhe forma fantastike e 29-vjeçarit janë mjaftueshëm arsye që ai të kthehet sërish me fanellën kuqezi. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: