Lajm katastrofal për Valon Behramin, pëson lëndim të rëndë
Valon Behrami e pësoi një lëndim në ndeshjen e së martës ndërmjet skuadrës së tij, Udineses, dhe Milanit.
Lëndimi që në fillim nuk dukej të ishte shumë serioz në fakt mesfushorin shqiptar me nënshtetësi zvicerane do ta lë një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës, pasi Udinese ka konfirmuar se ai e ka thyer fibulën e këmbës.
33-vjeçari u lëndua në minutën e 75-të dhe u nxor me barelë nga fusha.
Lëndimi i fundit vë në pikëpyetje karrierën e Behramit. Klubi tani ka njoftuar se reprezentuesi i Zvicrës ka humbur sezonin. Ai do të përfundojë sezonin me 19 paraqitje e një gol në Serie A.



