Tifozët me një mesazh të fortë, ‘varrosin’ Presidentin e klubit në mes të fushës

Tifozët me një mesazh të fortë, ‘varrosin’ Presidentin e klubit në mes të fushës

Të pakënaqur me punën e drejtuesve të klubit, tifozët e klubit slloven, Krsko kanë vendosur që në mënyrë të pazakontë t’u dërgojnë porosi udhëheqësve të klubit për punën e tyre, shkruajnë mediat sllovene

Tifozët slloven e kanë bërë një varr në mes të stadiumit, ndërsa aty i kanë vendosur dy shkronja: B dhe O.

Mediat sllovene shkruajnë se porosia është për kryetarin Anton Brdik dhe drejtorin sportiv Zoran Omerz.

Ende nuk dihet nëse është në pyetje pakënaqësia e tifozëve apo krejt ngjarja e ka edhe anën tjetër.

Spekulohet se fjala është për opozitën e cila nuk është e kënaqur me politikën që po e udhëheqin këta dy funksionarë.

Brdik ka theksuar se ka marrë kërcënime, ndërsa dikush e ka porositur se do ta gjejë atë.

“Nuk e di kush është fajtor, policia është duke e kryer punën e saj. Ndoshta e gjithë kjo rrjedh nga opozita e cila nuk është e kënaqur me politikën e klubit, ndërsa këtë do ta zbulojë policia. Asnjëherë nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë”, ka thënë Brdik.

Shpërndaje në: