Hazard tallet me Tottenhamin: Çka po i vyen stadiumi i ri kur s’kanë trofe

Hazard tallet me Tottenhamin: Çka po i vyen stadiumi i ri kur s’kanë trofe

Eden Hazard është tallur me rivalin lokal të Chelseat, Tottenhamin

Tottenhami ditë më parë ia bëri sefte në stadiumin e ri duke e mposhtur Crystal Palacen me rezultat 2-0 në kuadër të Premier Ligës, transmeton Periskopi.

Image result for tottenham new stadium

Stadiumi i ri i londinezëve “Tottenham Hotspur Stadium” ka një kapacitet me 62.062 vende, stadiumi i dytë më i madh në “Premier League” pas “Old Trafford”-it të Manchester United.

Kostot e ndërtimit të këtij impianti kapin shifrën e mbi një miliard eurove, por bindja është se i gjithë ky investim do të sjellë frytet e tij.

E për stadiumin e ri Eden Hazard, lojtari i Chelseat ka dhënë një deklaratë ‘thumbuese’ në drejtim të Tottenhamit.

“Për Premier Ligën është mirë, por në fund ju e dini, ne Chelsea kemi fituar shumë trofe, ata jo, kështu që unë shpresoj që kjo të vazhdoj kështu,” ka thënë Hazard.

Ndryshe, Tottenhami dhe Chelsea janë duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, me Blutë e Londrës që kanë një pikë më pak se rivali i tyre lokal që së fundi është bërë me stadium të ri. /PERISKOPI/
Image result for tottenham new stadium

Shpërndaje në: