UEFA po përgatit ndryshime radikale në Ligën e Kampionëve

UEFA po përgatit ndryshime radikale në Ligën e Kampionëve

Në aspektin e ndikimit, Liga e Kampionëve është kompeticioni më i madh, më i mirë dhe më popullor në futbollin botëror, pa dyshim.

Për vite me radhë, ky kompeticion ka mbajtur një format të qartë dhe të qëndrueshëm, por gjërat mund të ndryshojnë në vitet e ardhshme.

Besohet se Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) do të shtyjë UEFA-në për të bërë ndryshime ‘radikale’ në konkurrim pas vitit 2024, raporton The Times, transmeton Periskopi.

ECA dëshiron të rishpall formatin e konkurrimit, i cili tani është me tetë grupe prej katër ekipesh, në katër grupe prej tetë ekipeve.

Kjo do të thotë se do të luhen 14 ndeshje në grup në vend të gjashtë për çdo ekip, i cili do të përfshijë një sistem promovimi dhe uljeje.

24 ekipet që kualifikohen nga këto grupe do të kualifikohen automatikisht për garën e sezonit të ardhshëm, që do të thotë se klubet e tjera do të duhet të luftojnë për tetë vende të mbetura.

Ramos holds aloft the Champions League trophy. Image: PA

Ekzistojnë gjithashtu frika se UEFA do të përkulet ndaj kërkesave të klubeve më të mëdha, duke përfshirë edhe ndeshjet në fundjavë.

Me këto plane, Liga e Kampionëve nuk do kishte qëndrueshmëri dhe do kishte ulje të mëdha për interesimin e saj. Ndër të tjera klubet e vogla nuk do kenë shumë shpresa për t’u kualifikuar. /Periskopi/

Shpërndaje në: