S’kanë të ndalur ankesat, tani Ferizaji akuzon FFK-në për ndihmë ndaj Prishtinës

S’kanë të ndalur ankesat, tani Ferizaji akuzon FFK-në për ndihmë ndaj Prishtinës

Ankesat e klubeve kosovare ndaj Prishtinës janë bërë klishe. 

Kësaj rradhe është Ferizaji që po akuzon Komisionin për Delegimin e Gjyqtarëve për ndihmë ndaj klubit kryeqytetas.

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Ferizaji është shprehur i shqetësuar për gjyqtarin Mervan Bejtullahu, i cili është i deleguar nga FFK-ja për ndeshjen e fundjavës ndaj ‘Bardhekaltërve’, raporton Periskopi.

Sipas tyre kjo po bëhet në mënyrë të qëllimshme, duke akuzua indirekt edhe Prishtinën për ‘ndihmën’ që po i jepet nga FFK-ja.

”Delegim i qellimshem??

Mervan Bejtullahu prap i referon Prishtines!!!

Kryesia e KF Ferizajt ne shqetsim. Arsyeja është delegimi i referit Mervan Bejtullahut per te ndar drejtesin ne ndeshjen mes Ferizajt dhe Prishtines e cila zhvillohet te henen ne ora 15:00 ne Ferizaj. 
Ne si kryesi pyesim se si eshte e mundur qe ky refer gjithmon i referon Prishtines plotë 7 apo 8 here. Edhe ashtu deri tani KF Ferizaj ne disa ndeshje eshte demtuar por deri tani kemi heshtur duke shpresuar se njerzit kompetent do te ndermarrin masa per permirsimin e referimit.

Nuk duam te Paragjykojm por padrejtsitë me nuk do ti tolerojm thone Ferizajasit.
Pergjegjesinë per çdo tensionim qe mundet me ndodhë do te bartë komisioni per delegimin e refereve pranë FFK-së”, ka shkruajtur faqja zyrtare e Ferizajit në Facebook.

Kujtojmë se disa javë më herët Llapi dhe Feronikeli kishin ‘pushtuar’ futbollin kosovar me akuzat kundrejt Prishtinës e FFK-së. /Periskopi/

Shpërndaje në: