Matoshi: Jemi partia e parë, do t’i fitojmë zgjedhjet

Matoshi: Jemi partia e parë, do t’i fitojmë zgjedhjet

Këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka thënë se partia e tij (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) do t’i fitojë zgjedhjet – raporton Periskopi.

Në një intervistë për televizionin publik, Matoshi është shprehur i bindur se do të jenë partia e parë.

Ai ka shprehur besim të madh në sondazhe, për të cilat thotë se partinë e tyre po e qesin të parën.

“Partia e parë, do të fitojmë zgjedhjet, sondazhet na kallxojnë që jemi të parët. Këto sondazhe janë të besueshme. Ato po na qesin shumë mirë. Do të fitojmë qoftë të vetëm, qoftë bashkë me dikë. Sovrani vendos për neve”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij, ka gjasa që zgjedhjet mbahen ditën e fundit të shtatorit apo në fillim të tetorit.

Shpërndaje në: