Anulohet konkursi për shtatoren e Adem Demaçit me kërkesën e birit të tij
Shtatorja për të cilën u vu gurthemeli nuk do të vendoset aty ku ish paraparë.
Konkursi në të cilin u përzgjodh modeli i Adem Demaçit në bucetë u anulua.
E kjo me kërkesë të djalit të simbolit të rezistencës kombëtare, Shqiptarit, për shkak se pamja e shtatores së përzgjedhur nuk u pëlqente, gjë të cilën ai e konfirmoi edhe për Klanin përmes telefonit.
Por dukja e shtatores së Demaçit, nuk është problemi i vetëm për të cilin duhej anuluar ky konkurs. Sipas arkitektit Arianit Bytyçi, as vendi i përzgjedhur për vendosjen e saj, nuk është i duhuri.



