Veliu: Ende s’ka marrëveshje për kandidat konsensual, nesër dihet nëse Isa Mustafa rikandidon

Veliu: Ende s’ka marrëveshje për kandidat konsensual, nesër dihet nëse Isa Mustafa rikandidon

Nënkryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se gjatë mbledhjes së Kryesisë që po mbahet nga mëngjesi i sotëm, nuk janë pajtuar ende për kandidatin koncensual për kryetar të këtij subjekti politik i cili nesër mbanë kuvendin zgjedhor.

I pyetur nëse Isa Mustafa do të kandidojë sërish për të parin e kësaj partie, Veliu ka thënë se nesër do të kuptohet nëse ai do të kandidojë apo jo.

Kujtojmë se sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK, takim ky që ka zgjatur tre orë.

Veliu si duket nuk ka dalë fort i kënaqur nga takimi tre orësh që patën me kryesinë e kësaj partie.

U  raportua se u arrit konsensus që Isa Mustafa të marrë pozitën e të parit, mirëpo Agim Veliu po thotë se nesër në Kuvend zgjedhor do të zyrtarizohet gjithçka.

“Cdo kush ka të drejtë të kandidoj. Nesër do të shpallen kandidaturt dhe do të aprovohen në Kuvend në bazë të normës së statutit”, tha Veliu.

Momenalisht, kryesia e LDK-së, po vazhdojnë diskutimin në njërën nga kafet afër selisë, derisa, Mustafa po takohet me kryetarët e degëve.

Shpërndaje në: