1 mijë e 55 tiketa trafiku për 24 orë, një i vdekur në aksident

1 mijë  e 55 tiketa trafiku për 24 orë, një i vdekur në aksident

Numri i aksidenteve për dallim nga dita e shtunë, ka pasur rënie në vendin tonë.

Fatmirësisht nga 100 sa u shënuan të shtunën, dje kanë ndodhur vetëm 47.

Megjithatë një viktimë u shënua, derisa 14 të tjerë u lënduan.

Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës, për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 1055 tiketa trafiku.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 18 persona, e 10 nga ta po mbahen deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: