Fjala e plotë e qytetarit nga Mitrovica që e bëri nervoz Haradinajn

Fjala e plotë e qytetarit nga Mitrovica që e bëri nervoz Haradinajn

Në një debat me qytetarët në Mitrovicë, ka marrë pjesë edhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj. Aty, qytetarët kanë pasë mundësi të bëjnë pyetje të ndryshme për të pranishmit, ndër ta, edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Në një moment, një i moshuar që (sipas tij është pjesë e Sindikatës së Trepçës), emri i të cilit nuk dihet, pasiqë nuk prezantohet kur e merr fjalën, i jep një kritikë si qytetar Haradinajt por ky i fundit nuk e duron.

Kjo është fjala e plotë e qytetarit nga Mitrovica, përcjell Periskopi:

“Të falënderoj që ke dhanë kontribut për Kosovën edhe unë të vlerësoj si hero ty. Kam qenë por s’të kam takue kur je kthy prej burgu. Tash ki edhe merita shumë por kie edhe pengesa shumë se kur je kryeministër krejt okej nuk mundet me kanë. Për veti po të tregoj shumë herë t’kam thirrë veç me na e çelë derën si Sindikatë asnjëherë s’ke pranu. E përmende Trepçën, tash po lidhemi te Trepca. Të falënderojmë që e ke liru Trepcën prej do seneve, por Trepca pa ni financim nuk munet me u…(nuk dëgjohet). Unë e kam parapa, qat miliardin që e keni dhanë për Dukagjin – Pejë, a ma mirë u kanë gjysën e qatij miliardi me ia dhanë Trepcës, me u ngritë Trepça me shkue në shtatë mijë punëtorë, atëherë kur vjen dhjetë vjetëshi me ngritë Kosovën, kurse në kohën e komunizmit 47 për qind e ka ngritë Jugosllavinë Trepça, Jugosllavia nuk ka marrë asnjëherë kredi pa e nënshkru Trepça,  sot janë 1400 punëtorë deri me t’20’tin nuk munden me i marrë rrogat, kur t’ja lëshoni ju Qeveria, s’ka… Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Tash unë po e shoh kush po mrrinë në pushtet se ky hale s’o shtet, dikush po shkon kah ato t’vetat edhe po i ban ato senet e veta. Dej na ka ardhë qeky kryetari Shala asnjë punë su kry”, ka thënë ky qytetar.

Më pas Haradinaj ia kthen:

“Shefi jyt i Sindikatës ulet në bord, hera e parë që i ka ndodhë Trepçës me qenë pronarë. 20 përqindëshi i Trepçësh, është i juaji. Nëse vërtetë e ki hallin te Sindikata duhet me ia nis prej qaty se është një ndryshim, ka ndodhë dicka me ju. Për herë të parë në histori prej që i aka nis najherë, je bashkëpronar 20 për qind i saj, s’di a e ke marrë vesh, është e vërtetë. E dyta, e përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty se e din çka kanë ba Peja për ty”, thotë Haradinaj./Periskopi/

Shpërndaje në: