Flet ish-sulmuesi i Dritës, tregon se a ka sëmundje në zemër
Njëri ndër sulmuesit më të mirë në kampionatin e futbollit në Shqipëri është Kyrian Nwabueze.
Ai është golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore me 11 gola.
Mediumet shqiptare ditëve të fundit kanë raportuar që sulmuesi i Laçit ka një problem në zemër.
Megjithatë, Nwabueze i ka përgënjeshtruar këto lajme.
“Po e kam vënë re që flitet se kam problem me zemër, por ju po e shihni performancën time se çfarë po bëjë në fushë. Unë shënoj gola, kush do e bëj diçka të tillë me një problem. Unë jam i shëndetshëm. Ndihem mirë dhe po shijoj jetën duke luajtur futboll, duke dhënë maksimumin. Këto lajme më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës, por unë nuk mund të kontrolloj një gjë të tillë pavarësisht faktit që nuk më vjen mirë” deklaroi Nwabueze.
Nigeriani edicionin e kaluar luajti me sukses për Dritën, e cila nuk arriti ta mbante më tepër se 6 muaj.




