Haradinaj për arrestimet nga Specialja: Duhet me i pyet ata që thojshin është e nevojshme

Haradinaj për arrestimet nga Specialja: Duhet me i pyet ata që thojshin është e nevojshme

Paralajmërimet për arrestimet në muajin nëntor të disa ish-luftëtarëve të UÇK-së që do të gjykohen nga Gjykata Speciale, duket se nuk është në dijeni kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, në një konferencë shtypi pas mbledhjes së Qeverisë, theksoi se për këtë çështje më së miri do të duheshin të adresoheshin personat që e votuan Specialen, duke aluduar në PDK-në.

“Për arrestimet nuk di kurgjo, ato që e kanë votuar gjykatën duhet me i pyet e që thojshin është e nevojshme”, është shprehur ai.

Haradinaj ka folur edhe për vendimin e ardhshëm të koalicionit VV-LDK rreth heqjes së taksës.

“Prodhuesit janë të shqetësuar se do të hiqet taksa. Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por jo të hiqet taksa”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: