Panikë në fushë në ndeshjen e EL, mbrojtësi nokautohet brutalisht nga sulmuesi duk u munduar të gjuante me gërshërë
Wolves është afër kualifikimit në fazën e eleminimit direkt në Europa League, pas një fitoreje të vonshme kundër Slovan Bratislavës.
Goli i Raul Jimenezit në minutën e 92-të i la “ujqërit” me nëntë pikë pas katër ndeshjeve, raporton Periskopi.
Sidoqoftë, vetëm disa ditë pasi Andre Gomes pësoi një dëmtim të tmerrshëm kur theu këmbën në ndeshjen Everton-Tottenham, ndodhi një tjetër incident serioz në “Molineux”.

Vonë në pjesën e dytë, Jimenez u mundua të godiste me gërshërë brenda zonës së penalltisë, por përfundoi duke e goditur në kokë Kenan Bajricin.
Bajric mbeti pa vetëdije dhe u trajtua në fushë për rreth 10 minuta.
Portieri i Bratislavës menjëherë e vendosi bashkëlojtarin e tij në pozitën e rikuperimit për ta parandaluar përbirjen e gjuhës.
Mendja e tij e mprehtë ka mundur t’ia ketë shpëtuar jetën. /Periskopi.com/
— James John (@JamesJohn2427) November 8, 2019



